FOTO/ Ky është Edmond Gjoci, babai i një vajze të mitur që e shtypi makina

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar Edmond Gjoci, banues në Tuoro sul Trasimeno, Itali. Ai ishte bashkëshort dhe baba i një vajze të vogël.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjes, në rrugën rajonale 71, në zonën e Riccios pranë kufirit me rajonin e Umbria-s. Sipas autoriteteve italiane, Gjoci po priste në anë të rrugës një person që do ta shoqëronte për në punë, kur u përplas për vdekje nga një automjet që kishte devijuar nga rruga.

Makina drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili sapo ishte pajisur me leje drejtimi. Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit për arsye ende të paqarta, duke bërë që automjeti të dilte nga rruga dhe ta përplaste për vdekje Gjocin. Forcat e policisë italiane dhe karabinierët e Cortonës kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe më gjerë. Edmond Gjoci përshkruhet si një njeri i përkushtuar ndaj familjes, që po përpiqej të siguronte një jetë më të mirë për të shoqen dhe vajzën e tij të vogël. Tani, familja e tij përballet me një humbje të pariparueshme, ndërsa miqtë dhe të afërmit kërkojnë drejtësi dhe një hetim të plotë për këtë tragjedi që mund të ishte shmangur.

Publikuar nga Publik Media