Ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, ka bërë një status ku sqaron se fantazma e mesdheut që askush nuk e njihte është Arben Dalipi.
Zagani ka publikuar edhe foton e tij.
“Lexova sot në media se ca “koka” të mëdha që bëjnë ekspertizën e krimit në vendin tonë deklarojnë se Arben Dalipin, sjafisti e famshëm s’e njef askush dhe se s’ka asnjë foto të tij. Sa për fillim po jua dergoj foton unë nga Zvicra meqe ju aty nuk keni mundesi l, dhe së dyti gugulloni pak emrin tim dhe lexoni..do mesoni shumë për këtë trafikant që na e bëtë kaq të famshëm deri në fantazmë“, shkruan Zagani.
Më herët, Zagani ka rrëfyer lidhjet e biznesmenit vlonjat, Arben Dalipi me trafikun e drogës dhe me politikanë.
Ai ka treguar se si e trafikonte ai drogën dhe si u pengua të hetonte për Dalipin.
Sipas tij, biznesmeni vlonjat kishte investuar në disa koncesione hidrocentralesh.
Zagani thotë se tentoi ta përgjonte Dalipin, por u pengua që të vendoseshin përgjuesit në shtëpinë dhe makinën e tij.
Zagani thotë se në shtëpinë e Dalipit ka patur një cantë me 20 kg kokainë dhe 3 milionë euro cash.