Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur në 02:00 të natës, policia është njoftuar vetëm 1 orë më parë dhe ndodhet momentalisht në vendngjarje.
Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë është evidentuar se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Dyshohet se ata kanë qëlluar me kallash
Nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Blutë kanë sekuestruar dhe kamerat e bizneseve përreth.
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.