Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Do burgosen trafikantë droge dhe islamistë radikalë


Franca do të ndërtojë një burg me siguri të lartë në Guajanën Franceze – territorin e saj përtej detit në Amerikën e Jugut – për të strehuar trafikantë droge dhe islamistë radikalë.
Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si objektiv krimin e organizuar “në të gjitha nivelet” e trafikut të drogës.

 

Ai tha gjithashtu se kjo do të jetë një mënyrë e përhershme për të larguar udhëheqësit e rrjeteve të trafikut të drogës nga Franca kontinentale. “Baronët e drogës nuk do të jenë më në gjendje të kenë asnjë kontakt me rrjetet e tyre kriminale”, theksoi Darmanin.Burgut, me një vlerë prej 400 milionë eurosh, i planifikohet të jetë funksional deri në vitin 2028 dhe do të ndërtohet në një zonë të izoluar thellë në xhunglën e Amazonës, në veriperëndim të Guajanës Franceze.Kapaciteti do të arrijë deri në 500 të burgosur, me një sektor të veçantë të projektuar për kriminelët më të rrezikshëm.Ky projekt u njoftua pas një vale incidentesh të dhunshme të lidhura me bandat kriminale, sipas raportimit të BBC-së.Qeveria franceze ka njoftuar gjithashtu krijimin e një degë të veçantë të prokurorisë për luftën kundër krimit të organizuar. Autoritetet përkatëse do të pajisen me fuqi shtesë, ndërkohë që do të krijohet edhe një regjim i posaçëm mbrojtjeje për informatorët.Burgut të ri do t’i afrohet qyteti Saint-Laurent-du-Maroni, i cili ndodhet pranë ish-portit hyrës për në famëkeqin kolonial penal të Ishullit të Djallit (Île du Diable), ku nga viti 1852 deri më 1954 u dërguan rreth 70.000 të dënuar nga Franca kontinentale.Në këtë koloninë ndodhen ngjarjet e filmit të njohur Papillon me aktorët Steve McQueen dhe Dustin Hoffman, bazuar në librin autobiografik të një autori francez.

 

Publikuar nga Publik Media