
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së sotme mes Sivasspor dhe Göztepe.
Në minutën e 9-të të sfidës, ai u përplas kokë më kokë me mbrojtësin kundërshtar të Göztepe, duke shkaktuar një ndërhyrje të menjëhershme nga stafi mjekësor. Pas incidentit, Manaj u largua pa ndjenja nga fusha me ambulancë.
Manaj u zëvendësua nga Simiç, dhe ndeshja aktualisht është me rezultatin 2-1 për ekipin e tij.
Sivasspor ka njoftuar se Manaj është më mirë tani dhe është i vetëdijshëm.