Denis Dyrnjaja
Edhe presidenti amerikan bën gafa edhe kryeministri anglez, kancelari gjerman, presidenti francez apo ai hungarez, por të gjithë kanë këshilltarë dhe stafe të komunikimit publik që korrigjojnë, madje kërkojnë dhe ndjesë kur është rasti. Vetëm Ed Ramën ska kush e korrigjon se janë shndërruar të gjithë në memecë dhe kokulur duke e lënë të bëjë gafa në seri në fushatë elektorale. Mirë vetë ai por nuk kërkojnë ndjesë a të moderojnë apo të korrektojnë qëndrimet e kryeministrit serbeslli, as vartësit e tij.
Dje iu tha adoleshentëve kërkoni po te doni në Google të shihni fotot e mia të dikurshme nudo. Sot në rubrikën e tij kryeministrore “sy m’sy” tha: ça ka? Çfarë kishte për t’u habit apo reaguar? Pra asnjë gram refleksion apo pendesë apo ndjesë për ftesën e Noc Rrokut
Gafa e radhës. Cilëson si antikapatë, ata që nuk votojnë PS. Pra kryeministri përçmon një komunitet me aftësi të kufizuara, duke e sjellë si metaforë këtë cilësim, sikurse sqaroi përdorimin e termit çyryk për meshkujt që nuk iu binden partnereve të tyre.
Kryeministrit po ja hapin gropën me heshtje mumjet rreth tij që vetëm vegjetojnë nën hijen e udhëheqësit dhe nuk i thonë dot stop se jo vetëm po gabon, por edhe po e tepron.
Ndërkohë këtej nga televizionet kemi hallin e Papës. Se nëse këto do ndodhnin në çdo vend tjetër gjatë një fushate elektorale dhe jo vetëm nga kreu i qeverisë, por nga cdo kush zyrtar publik, mediat do merreshin tërë ditën me këtë gafë, që nuk është thjeshtë një lapsus, por mendësi përçmuese dhe stigmatizuese permanente. Po memecët dhe tyryfylëria ka pushtuar edhe mediat. Nëse do ishte gjallë dhe jetonte në Shqipëri George Orwell do të kishte shkruar një roman me ngjarjet groteske që ndodhi në këtë vend sa Ferma e Kafshëve që e bëri atë të famshëm 80 vite më parë në të gjithë botën, do ngjante një roman modest.