Gazetari tallet keq me Ramën: Edhe gjermanët qënkan të Korruptuar?!

 

Gazetari  Klodian Tomorri, është tallur keq me deklaratën e kryeministrit Rama  sot : edhe gjermanët janë të korruptuar! Po, po, mos u çudisni! Nuk bëhet fjalë për ndonjë aferë financiare, për ndonjë skandal me miliona euro që zhduken nga buxheti publik, për ndonjë incenerator që paguhet pa ekzistuar apo për ndonjë ministri që ndan koncesione me klientët e partisë.

Jo, krimi i madh gjerman ishte që i jepnin makinës pa rrip sigurimi nëpër Tiranë.

E pra, ky është standardi i korrupsionit në Gjermani sipas fabulës së re që duan të na servirin. Kështu që, o shqiptarë të dashur, mos i merrni shumë seriozisht këto fjalët për inceneratorët, për koncesionet, për tenderat 99.9%, për aferat e AKSHI-t, për 5D-të dhe për miliona euro që zhduken si me magji. Po na bëni të ndjehemi keq, aman! Sepse edhe gjermanët njësoj janë.

Elisa e ka radhën…

Epo, me këtë argument brilant që na erdhi sot, logjika të çon tutje. Brenda javës, do dalë dhe Elisa Spiropali në ndonjë intervistë me fytyrën plot vetëbesim e do thotë:

“Po çfarë ka këtu për t’u shqetësuar? Këto gjëra ndodhin kudo. Këto bëhen dhe filma nëpër botë!”

Sepse ky është argumenti që na jepet sa herë del një skandal i ri. A thua se fakti që diçka është bërë film, e bën atë më të pranueshme në realitet.

Derrat e Partisë dhe kryederri

Pra, e zgjidhëm punën.
Në Gjermani i japin makinës pa rrip sigurimi?
Atëherë s’paska problem që te ne zhduken 430 milionë euro për një incenerator që s’ekziston.

Itali bëhen filma për mafien?
Atëherë s’paska problem që Shqipëria qeveriset me listat e SKY ECC.

Në Amerikë kanë bërë filma për bankierë të korruptuar?
Atëherë s’paska problem që te ne leket e koncesioneve shkojnë direkt në xhepat e ministrave dhe të partisë.

Po sikur të ndodhte në Gjermani?

Mirë e ke o i madh, mirë e ke. Po hajde të bëjmë një eksperiment të vogël me imagjinatën. Po sikur të ndodhte në Gjermani ajo që ndodh këtu? Po sikur të kishin dhe ata:
• Inceneratorë që s’ekzistojnë, por që i paguajnë miliona euro?
• Koncesione të dhëna me letra të mbyllura për kompani fantazmë?
• Një qeveri që paguan miliona për “aplikacione” që askush nuk i sheh?

Po sikur të ndodhnin këto, a e dini çfarë do bënin gjermanët?

Do ta varnin kancelarin nga lafsha te Porta e Brandeburgut!

Po këtu?
Këtu të njëjtit njerëz që na vodhën dje, dalin sot e na shpjegojnë me fytyrë serioze se kjo është normale. Se kështu është dhe në Gjermani. Se nuk është gjë e madhe.

Epo mirë, shfrytëzoje këtë qelepir sa ta kesh. Se ta ka falur Zoti këtë popull…

Publikuar nga Publik Media