Gazetari Klodian Tomorri, ka hedhur akuza ndaj SPAK dhe task forces, duke i cilësuar si legjitimues të vjedhjes së zgjedhjeve.
Sipas gazetarit Tomorri, në Shqipëria është krijuar një shtet monstër që nuk e lejon demokracinë, ndërkohë që me dosjet që shikojmë, shihet dhe legjitimimi i krimit të organizuar.
‘Shqipëria është shndërruar pikësëpari në një shtet elektoral, dhe në një shtet elektoral, është e pamundur të ketë garë, sepse e gjithë makineria e shtetit vihet në funksion të mbajtjes së qeverisë në pushtet.
Përveç mirëfilltari shtetit elektoral, tashmë është edhe një shtet mafioz i certifikuar jo nga opozita, apo nga mediat kritike me qeverinë brenda vendit, por i certifikuar nga të gjithë ato dosje që ne po shohim.
Ti përmend një dosje hetimore ku, tregohet me fakte se si, një grup i krimit të organizuar kontrollon gjithë qytetin. Është i njëjti grup që sot ka dy përfaqësues në parlament. Ndoshta dhe më shumë.
E njëjta gjë ndodh edhe në Durrës, dhe në qytete të tjera, por këto të Elbasanit dhe Durrësit kanë qenë raste flagrante që u ekspozuan.
Përballë kësaj ajo që ndodh është, që na krijohet një task force për zgjedhjet e cila në vend që të godasë, në fakt shndërohet në justifikuesin sepse, do apo nuk do, fakti kur ti krijon një task force dhe propagandon se do bësh namin, dhe në rastin më të mirë dështon ta parandalosh krimin zgjedhor, i cili ndodh aty hapur, ditën për diell, shndërrohesh në legjitimues i vjedhjes së zgjedheve.
Sepse kjo është alibia, ishte task forca, nuk pati parregullsi, ndërkoqë që qytetarë i panë me zë e figurë. Ne pamë se si drejtoresha e inovacionit dhe ekselencës, shkonte atje si guerrilase ilegale në zyrë me laptop.
Ç’punë ka kjo drejtoreshë me laptop. Pamë se si banditë rrethuan qendrat e votimit dhe nuk pamë aty as polici, asgjë.
Kemi krijuar një shtet monstër’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV.
Të paktën 26 persona janë vrarë pasi tanket izraelite hapën zjarr pranë një qendre ndihme…
Një urë është shembur në rajonin e Bryansk të Rusisë, teksa poshtë saj po kalonte…
Lezhë, pamje nga vendi i ngjarjes Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Tale të Lezhës, mëngjesin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tale në Lezhë, ku një shtetas është vrarë…
“Vila e Falur” në Kodrën e Gjashtës Si Këshilli Bashkiak i Sarandës i dhuroi 3…
Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e…