Gjermania dhe Italia na kanë dhuruar sonte një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë, e luajtur në “Signal Iduna Park” në Dortmund, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 29-të Alessandro Buongiorno shkakton një ndërhyrje të gabuar brenda zonës ndaj Tim Kleindienst, arbitri akordon penallti.
Topin e merr kapiteni Joshua Kimmich, me një qetësi karaktersitike tregohet shumë i saktë përballë Donnarumma-s dhe dërgon topin në rrjetë. 5 minuta më vonë, gjermanët dyfishojnë shifrat me Musiala.
Kimmich ekzekuton një goditje të shpejtë këndi, Musiala i lënë në vetëm në zonë dërgon topin në rrjetë, duke përfituar nga një mungesë vëmendje e Donnarumma-s dhe mbrojtësve italianë. Në fund të pjesës së parë, Gjermania shënon edhe golin e tretë ndaj Italisë me Kleindienst, pas krosimit nga këndi nga Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, Italia reagoi duke shënuar dy herë me Moise Kean në minutat 49′ dhe 69′. Në minutën e fundit shtesë, Italia barazon shifrat 3-3 me penalltinë e ekzekutuar saktë nga Raspadori, e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Kimmich.
Ndeshja mbyllet përfundimisht 3-3, Gjermania kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm në të dy sfidat 5-4 dhe aty ku e pret fituesi i çiftit Portugali-Danimarkë.SHIKOGOLAT
Në Lisbonë, Portugalia ka fituar 3-2 ndaj Danimarkës. Portugezët patën shansin e artë të kalonin në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, por Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 37-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e këndit dhe në mënyrë krejt të habitshme mbrojtësi danez Joachim Andersen, në vend ta largojë topin nga zona, e dërgon me kokë në portën e tij. Danezët e nisin më mirë pjesën e dytë, Eriksen kroson nga goditja e këndit, Kristensen dërgon topin me kokë në rrjetë duke barazuar shifrat në minutën e 55-të. Në minutën e 72-të, Portugalia kalon sërish në avantazh, Bruno Fernandes godet shtyllën, Cristiano Ronaldo gjendej aty pranë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 75-të, Eriksen barazon shifrat 2-2 pas asistit të marrë nga Dorgu pas një kundërsulmi. Portugalia nuk dorëzohet dhe gjen golin e tretë në minutën e 86-të me Trincao. Ndeshja mbyllet 3-2 dhe shkon në shtesë, pasi Danimarka fitoi ndeshjen e parë 1-0. SHIKOGOLAT
Edhe dy ndeshjet e tjera Francë-Kroaci dhe Spanjë-Holandë shkojnë në shtesë, pasi kemi të njëjtin rezultat si në ndeshjet e para. Franca fitoi sot 2-0 ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja dhe Holanda barazuan sërish 2-2.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…
Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), institucioni publik që financohet nga taksapaguesit dhe menaxhon tenderë me miliona…
Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së…
Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më…
Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje…