Flash News

Gjipe/ 27-vjeçari plagos me skaf turistin gjerman

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë, ku një turist është plagosur rëndë nga helikat e një skafi që po lundronte jashtë kordonit të sigurisë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë në Vlorë, ku një turist gjerman është goditur nga helikat e një gomoneje.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se shtetasi Krenar Velaj, 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, ku burime për mediat bëjnë me dije se ka pësuar prerje të gjymtyrëve të poshtëm dhe në krah.  Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas është dërguar me helikopter me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se ka qenë drejtuesi i gomonoes, ai i cili e ka nxjerrë fillimisht në breg të detit të plagosurin. Top Channel ka publikuar edhe një foto ku shfaqet 27-vjeçari Krenar Velaj duke e mbajtur për krahu turistin gjerman të plagosur.

Në foto: Krenar Velaj dhe turisti gjerman

Sipas Policisë, mjeti lundrues që ka shkaktuar incidentit është me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Raportohet se drejtuesi i mjetit lundrues Krenar Velaj, së bashku me persona të tjerë, të cilët kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje, janë shoqrluar në stacionin e Policisë Dhërmi. Autoritetet thonë se grupi hetimor =, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Rasti i përsëritur

Në vendin tonë janë regjistruar disa incidente, ku helikat e gomoneve dhe skafeve plagosin pushuesit në bregdetin shqiptar.

Rasti më i rëndë është regjistruar më 2 Gusht të vitit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku skafi që drojtohet nga ish-efektivi i policisë Arjan Tase masakroi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, e cila po lahej në det.

Arjan Tase kishte dalë me skaf në bregun e detit, duke shkelur perimetrin e sigurisë, dhe e goditi fillimisht vogëlushen me pjesën ballore të mjetit lundrues dhe më pas 7-vjeçarja përfundoi poshtë skafit duke u masakruar nga helikat dhe ndërroi jetë në vend.

Familja me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Ndërkohë, Arjan Tase në atë kohë mbante detyrën si shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai u shpall fajtor për veprën penale “vrasje me dashje” dhe u dënua me 18 vite burgim, por iu ul 1/3 e dënimit të dhënë për shkak të gjykimit të shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Këtë dënim ai e ankimoi duke kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës penale duke e cilësuar vrasje nga pakujdesia dhe dënimin e tij me 5 vite burg, por Apeli e la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë

Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

Recent Posts

  • Bota

Foto/ Historia e gjeneralit të tmerrit, që nuk fshihet dot

  Në këtë foto tronditëse nga revolucioni iranian i vitit 1979, shihet një nga fytyrat…

4 hours ago
  • Denoncime

Saranda pa ujë, Goxharaj vijon pazarin 400 MLN për ujësjellësin

Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve…

4 hours ago
  • Bota

Tre pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve!

Trump, Netanyahu dhe Khamenei Kjo që ndodhi nuk ishte e pashmangshme.. Sulmet ajrore të vazhdueshme,…

4 hours ago
  • Politike

Kush është ministri që do të arrestohet nga SPAK?!

Kush është pyetur në SPAK Publikuar më: 15 qershor 2025 | Gjurmusi Në muajin prill,…

5 hours ago
  • Bota

Teheran, vritet shefi i inteligjencës iraniane

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike…

7 hours ago
  • Publik News Albania

E rëndë në Mat, Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…

9 hours ago