GJKKO i liron nga arresti Jamarbër Malltezin

Dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është në gjendje të lirë. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme, u vendos që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore prej 3 milionë lekësh. Pas daljes nga gjykata, Malltezi tha se i gjithë procesi që po zhvillohet kundrejt tij, është bërë me urdhër politik me qëllim për ta privuar nga liria. (Sinkron Malltezi 2 fjali) Sot, Gjykata rrrëzoi edhe kërkesën gjyqtares Elsa Ulliri, kryesuese e treshes që do të gjykojë dosjen ‘Partizani’, e cila kërkoi tërheqjen me argumentin se ishte kushërirë e deputetes demokrate Andia Ulliri. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 21 korrik.

Publikuar nga Publik Media