Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për masë më të butë sigurie.
Berberi ndodhet pas hekurave që prej marsit të vitit 2024, në kuadër të hetimeve për abuzime të rënda me tenderët publikë gjatë kohës kur drejtonte institucionin.
Sipas dyshimeve të SPAK, Evis Berberi ka favorizuar kompaninë e tij, duke i dhënë tendera publikë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe rregullat e prokurimeve.
Në të njëjtin vendim, GJKKO ka refuzuar edhe lirimin e Valter Begajt, ortaku dhe bashkëpunëtori i Berberit në skemën e dyshuar të shpërdorimit të fondeve publike. Të dy akuzohen për “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.
Hetimet e nisura nga SPAK përfshijnë dokumentacion të sekuestruar dhe analiza financiare që tregojnë lidhje të drejtpërdrejta mes zyrtarëve të ARRSH dhe kompanive fituese të tenderëve me vlera të konsiderueshme.
Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi Një lëvizje e papritur ka ndodhur…
Spastrime me “projektligj” në diplomaci Në gusht të vitit 2024, kryeministri Edi Rama lavdëroi diplomacinë…
Elona Caslli Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh…
A shadowy name appearing in SPAK’s files In the latest documents obtained from the…
Një emër në hije që shfaqet në dosjen e SPAK Në dokumentet e fundit…
Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën…