GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes për kompleksin “Partizani”

Këtë të hënë në GJKKO do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”, ku në akuzë nga SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Seancën e kaluar në 27 prill, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga GJKKO dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Publikuar nga Publik Media