Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte dënuar ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala, me 1 vit e 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me vendimin e saj, shkalla e tretë e gjyqësorit ka vendosur të rikthejë çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjyqësore.
Lala dhe një punonjëse e bashkisë ishin akuzuar në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lala u dënua përfundimisht me 8 muaj burg, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosi një periudhë prove prej 1 viti e 4 muajsh.
Gjithashtu, gjykata kishte vendosur përjashtimin e tij nga funksionet publike për 5 vjet, masë e cila tashmë mbetet pezull deri në një vendim përfundimtar pas rigjykimit.
Kujtojmë që ish-kreui Bashkisë Has, Adem Lala u shpall fajtor për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has por që më pas u anulua.
Lal u dënua me me 1 vit burgim ndërsa në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimi i tij u ul në 8 muaj. Pas aplikimit të nenit 59 të Kodit Penal, u pezullua ekzekutimi i dënimit me burgim dhe përfundimisht u vendos si masë dënimi vënia në provë e të pandehurit për një vit e 4 muaj.