Gjykata e Lartë rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kërkuan heqjen e sekuestrove së pronave dhe kthimin e qirave të marra nga shteti

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Argita Malltezit dhe Jamarbër Malltezit për sekuestron e pasurive. Çifti Malltezi-Berisha kishin kërkuar edhe kthimin e qirave që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ka marrë deri më tani, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 16 janarit për pasuritë e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkohë, GJKKO pritet të dalë me vendim edhe për 25 pasuritë e sekuestruara të Malltezit.

Publikuar nga Publik Media