Gjykata e Tiranës heq pezullimin ndaj kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani.

Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria, e cila argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i organit të akuzës sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke rikthyer kështu Sulejmanin në detyrë, ndërkohë që hetimet ndaj tij do të vijojnë pa ndërprerje.

Publikuar nga Publik Media