Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, reagon Rama: Ju këshilloj të mos ndiqni këtë rrugë

Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.Burime për Public Media bëjne me dije  se Rama ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë. Sipas informacioneve, Rama nuk ka urdhëruar që të heqë dorë, por u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër. Dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.Gjithashtu, Rama beson se nuk ka patur asnjë çrregullim në proces.Edhe pse në mesazh Rama nuk i referohet me emër Gjylametit, ndër të tjera shton që diferenca është e madhe për të patur pretendime

Publikuar nga Publik Media