
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, ndërkohë që kambisti po ngjitej për në banesë përmes ashensorit.
Ai është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë, të cilat pasi e kanë goditur kanë mundur t’i marrin shumën 5 milionë lekë të vjetra.
Korrespondenti ynë mëson se kambisti ka marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit. 70-vjeçari është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkaq Policia e Sarandës dhe FNSH kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë. Burime bëjnë me dije se kambisti Didani është shprehur se autori kryesor i goditjes ka qenë një djalë rreth 25 vjeç me flokë të prera shkurt.
Ndërkohë dëshmitarë okularë i thanë gazetarit se nga pallati i Didanit dolën duke vrapuar dy djem dhe një vajzë të cilët u larguan me vrap drejt rrugës së Portit Detar në Sarandë. Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave pranë vendit të ngjarjes.