Grigor Joti fiton 2.8 MLD lekë nga AKSHI për një regjistër duke garuar me tre firmat e tij

Në çdo tender me vlera të larta shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, përveç se na tregon vjedhjet që bën, shfaq hapur bashkëpunimin e fortë me biznesmenin Grigor Joti. Më datë 12 qershor ajo ka firmosur një tender me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Përmirësimi i regjistrit qendror të personelit”, për Departamentin e Administratës Publike, me fondet e Buxhetit të Shtetit.Duhet të theksojmë se ky regjistër ekziston, por sikur ndodh në vit zgjedhjesh Administrata “fryhet” dhe Karçanajt i duhet një regjistër i ri.

Sepse shohim që gara për këtë tender është hapur në Prill të këtij viti. Tani pas zgjedhjeve janë evidentuar kontribuuesit kryesor në fushatë dhe me siguri po i bëhet ndonjë vend i ri punë në këtë regjistër.

Ndërkohë, shohim që vetë regjistri po implementohet në proces të korruptuar. Sepse janë paraqitur dy oferta; njëra nga firma “Intech +” sh.p.k prapa të cilës qëndron Ilir Beqaj dhe oferta tjerët është paraqitur nga bashkimi operatorëve “Infosoft Systems” sh.p.k, “IkubINFO” sh.p.k, Info Business Solutions, prapa të cilave qëndron miku i mirë i Karçanjat, Grogor Joti.

Konkretisht, “Infosoft Systems” sh.p.k është krijuar nga Grigor Joti, që tani i ndanë aksionet me Bledar Dhimën dhe firmën  TAG Engineering –, që është degëzim i ‘Investment Joti – Infosoft Group’.

Ndërsa “IkubINFO” sh.p.k drejtohet nga njeriu i besuar i Jotit, Armand Shara, por gjithashtu është krijuar nga ‘Investment Joti – Infosoft Group’. Edhe firma Info Business Solutions është në pronësi të Grigor Jotit.

Një veprim që tregon abuzim të hapur, por që Karçanaj nuk e ka vënë re. Ajo është duke u kujdesur se si të justifikojë këtë shpenzim marramendës që bëhet për një regjistër elektronik, tashmë ekzistent.

Publikuar nga Publik Media