Turistët të shokuar, shqiptarët të varfëruar
publik.al | Ekonomi & Shoqëri | 19 Qershor 2025
Për herë të parë që prej vitit 2005, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërkohë që shqiptarët kanë vetëm 41% të fuqisë blerëse të një europiani mesatar. Ky është përfundimi tronditës i raportit të fundit të Eurostat, që konfirmon krizën e heshtur të konsumatorit shqiptar.
Ndërsa qeveria trumbeton turizmin dhe “rilindjen ekonomike”, qytetarët e thjeshtë dhe vetë turistët e huaj janë duke e ndjerë rëndë realitetin: ushqimet në supermarkete shqiptare janë më të shtrenjta se në Gjermani, Itali apo Portugali, vende që kanë paga shumë herë më të larta.
“Çmimet? Më keq se në Bolonjë!”
Alesandro, një turist nga Italia, sapo ka dalë nga një supermarket në Tiranë. “Morëm mish, verë, pasta, perime dhe pak djathë për darkë. Mendonim se do të na kushtonte 10-15 euro. Në fund, paguam 35 euro. Më shtrenjtë sesa në Bolonjë,” – thotë ai i habitur.
Ndërsa Elmor, një britanik që qëndron në Golem, shprehet i shokuar në faqen “Visit Albania”:
“5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë, një qese me patate dhe një spec – 15 euro! Pyes shitësen nëse është e saktë dhe ajo ma tregon çmimin në kalkulator. Ishte i saktë. Nuk mund ta besoja!”
Ai shton se, “në Shqipëri, është më lirë të hash në restorant sesa të gatuash vetë në apartament”.
Eurostat: Ushqimi në Shqipëri më i shtrenjtë se në Spanjë, Poloni e Bullgari
Të dhënat e Eurostat për vitin 2024 tregojnë se indeksi i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri ka arritur në 100.1% të mesatares së BE-së, duke kaluar për herë të parë nivelin e 100%. Kjo do të thotë se ushqimet në Shqipëri janë më të shtrenjta sesa në vetë BE-në, në një vend ku paga minimale është më e ulëta në Europë.
Produktet më të shtrenjta janë:
Për krahasim, çmimet e ushqimeve në:
Ku qëndron absurdi?
Në Shqipëri, është më e lirë të blesh një paketë cigare (47% e çmimit të BE-së), sesa një shishe qumësht. Kjo nuk është vetëm një krizë ekonomike, por edhe një krizë morale dhe politike, që ekspozon prioritetet e shtetit.
Pse janë çmimet kaq të larta?
Ekspertët fajësojnë:
Në fund, Shqipëria po bëhet vendi ku turistët çuditen me çmimet, ndërsa shqiptarët po rrudhin shportën e ushqimeve çdo muaj, duke jetuar në një realitet ekonomik ku të ushqehesh shëndetshëm është luks.
Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…
Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me…
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit, eurodeputeti Fredi Beleri ngriti shqetësimin…
duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Blutë arrestuan…
Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës.…