Hachiko qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç.

Hachiko, qeni më i famshëm në botë, ka hyrë në histori si simbol i përkushtimit, miqësisë, dashurisë dhe besnikërisë absolute. Lindi më 10 nëntor 1923 në qytetin Odate, Japoni, dhe emri i tij në japonisht, Hachiko, do të thotë “princi i tetë i mbarë”.

Historia e jashtëzakonshme e Hachiko ka arritur në faqet e librave dhe është transferuar edhe në kinema. Ai ishte një Akita i shquar, i cili mbeti besnik deri në fund të jetës së tij ndaj zotërisë së tij. Tragjikisht, ai u nda nga jeta si pasojë e një hemorragjie cerebrale në një stacion treni në Japoni.

“Eietsu Sakuraba, autor i një libri për fëmijë mbi Hachiko, ka thënë se qentë Akita janë të qetë, inteligjentë, të guximshëm dhe të bindur ndaj zotërinjve të tyre.” Nga ana tjetër, ata tregojnë kokëfortësi dhe kujdes ndaj të huajve.

Për të kujtuar përkushtimin e jashtëzakonshëm të Hachiko, një statujë bronzi është ndërtuar jashtë stacionit Shibuya në Tokio. Çdo ditë, qindra vizitorë vijnë aty për të fotografuar këtë statujë, duke e nderuar dhe ruajtur kujtimin e tij të mrekullueshëm.

Historia e tij mësohet në çdo shkollë në Japoni si një shembull i miqësisë, përkushtimit dhe besnikërisë maksimale.

“Hachiko përfaqëson ‘qytetarin ideal japonez’ me ‘përkushtimin e tij të padiskutueshëm ‘,” thotë Christine Yano, një profesore në Universitetin e Havait.

Këtë vit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh . E pyetur nga BBC nëse ai do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme të mbajë titullin e mikut më besnik në botë, Christine Yano përgjigjet pozitivisht sepse “heroizmi i Hachiko” është i përjetshëm.

Edhe në njëqind vitet e ardhshme, kjo dashuri e përkushtuar pa kushte do të mbetet e pandryshuar dhe historia e Hachikos do të jetojë përgjithmonë” tha autorja.

Më 8 mars 1935, kalimtarët e gjetën Hachikon të vdekur në një rrugicë pranë stacionit Shibuya.

Recent Posts

  • Bota

Teheran, vritet shefi i inteligjencës iraniane

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike…

1 hour ago
  • Publik News Albania

E rëndë në Mat, Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…

3 hours ago
  • Bota

Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv

Jerusalemi dhe Tel Avivi janë tronditur sërish mbrëmjen e sotme, teksa sirenat e sulmeve ajrore…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Levan/ Shpëton mrekullisht çifti me dy fëmijët nga makina në flakë

Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa…

4 hours ago
  • Our Story

Dasma e Jeff Bezos si simbol i të këqijave të qytetit!

Qyetetarët e Venecias të lodhur! Postera me një imazh të kokës së Bezos mbi një…

6 hours ago
  • Statusi Publik

A do të guxojë Boksi të përmbysë precedentët e GJL për Veliajn?

  Landi Çela | Publik.al | 15 qershor 2025 Prej më shumë se dy vitesh,…

7 hours ago