Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet në ambjentet e burgut, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk ka detaje zyrtare mbi arsyet e thirrjes së saj, ndërsa pritet që institucionet të japin informacion mbi natyrën e hetimeve. Prezenca e zonjës Xoxa në këtë institucion ngjall interes të lartë publik, për shkak të lidhjeve të saj me figurat kryesore të politikës vendase.