Historiku i përmbytjeve apokaliptike në Shqipëri në 40 vitet e fundit

Gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht thuajse  nga një fatkeqësi natyrore në vit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përmbytjet. Sistemi lumor në Shqipëri paraqet riskun më të madh për përmbytjet, kjo dhe për shkak se gjatë periudhës nëntor-mars bie rreth 80-85% e sasisë vjetore të shirave.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, të paktën në 40 vitet fundit midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar nëntë përmbytje të përmasave të mëdha hidrometeorologjike, kryesisht në zonën veriore, kjo për shkak të ngarkesës së intensifikuar të fenomeneve atmosferike. Rreth 86% e territorit të saj është e ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore.

Kompleksi ujor “Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna – Lumi Drin” përfaqëson një nga sistemet më të mëdha e më të komplikuara hidrografike të Shqipërisë, si dhe të krejt gadishullit ballkanik.

Sistemi hidrografik i përbërë nga Liqeni i Shkodrës dhe lumi Bunë ka sjellë edhe përmbytjet tepër të mëdha të viteve 1960, 1970, 1976, 1980, dhe më pas ato në vitet 1996, 1997, 2002, 2003, 2004 dhe 2010.

Në muajt Dhjetor 1962 dhe Janar 1963 pati rreshje të shumta në të gjithë vendin dhe ujrat u shpërndanë në të gjithë ultësirën Perëndimore (zona fushore nga veriu në jug) duke përmbytur më shumë se 70 mijë ha toka bujqësore dhe të gjitha qendrat e banuara që ndodheshin në këto zona si dhe qytetet e Shkodrës, Lezhës dhe Beratit. Në atë kohë u bashkuan ujrat e Lumit të Vjosës me ato të Semanit dhe të Shkumbinit si dhe ujrat e Drinit me ato të Matit dhe Ishmit. Kjo bëri të domosdoshme marrjen e masave.

Për këtë u kryen studime e u ndërtuan argjinaturat në lumenjtë e Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Matit dhe Bunës. Paralelisht me këto argjinatura u krye dhe bonifikimi i tokave kënetore duke filluar në veri nga këneta e Velipojës dhe e Casit në Shkodër, të Ishull Shëngjinit e Talës në Lezhë, të Thumanës në Krujë, të kënetës së Durrësit, të Bashtovës në Kavajë, të Tërbufit e Karavastasë së vogël në Lushnje, të Hoxharës në Fier, të Akernisë në Vlorë e duke përfunduar në Jug të vendit tonë me ato të Vurgut e Mursisë në rrethin e Sarandës.

Përmbytjet 1995-1996

Shtator 1995-Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit u ndeshën me përmbytjet e herëpashershme. U shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të veçanta duke marrë edhe jetë njerëzish në zonat Shkodër, Lushnjë, Krujë, Laç, Durrës, Lezhë dhe të gjitha zonat ku u ndjenë pasojat e përmbytjes.

Përmbytjet shtator 2002

Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijuan një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës.  U përmbytën mbi 16.000 ha tokë bujqësore dhe u prekën 7500 familje. U evakuuan shumë familje nga zonat e përmbytura.

Përmbytjet shkurt-mars 2004

Zonat fshatare në Veri të Shqipërisë kanë pësuar një dëm të jashtëzakonshëm, nga i cili është e vështirë të rikuperohet për disa vite.

Përmbytjet dhjetor 2005

Situata emergjente shkaktuar nga përmbytjet e dhjetorit 2005, preku kryesisht ne zonat Jugore të Shqipërisë.

Në janar 2010, në rajonet Shkodër e Lezhë, u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat. Shkodra asaj kohe i ngjante Venecias, aq sa banorët nisën të përdornin gomonet në vend të makinave.

Në shkurt 2015 u përmbytën rreth 3,000 hektarë dhe mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit. Nga këto përmbytje u prekën rreth 42,000 persona, ndërsa rreth 600 familje u desh të evakuoheshin.

 

Recent Posts

  • Sport

A P për ndeshjen me Serbinë: Sporti nuk është thjesht një lojë

Associated Press| Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë,  ka…

57 minutes ago
  • Denoncime

Kandidati u PSD, fitoi tenderin e Spaçit, i proceduar penalisht

Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Tjetër rast vetëvrasje në Juglindje, i jep fund jetës 20-vjeçari në Pogradec

  Tragjedi në Pogradec: 20-vjeçari Guido Dervishllari i jep fund jetës Një ngjarje e rëndë…

3 hours ago
  • Denoncime

Sezoni i ri turistik në Vlorë çelet me parfumin e mbetjeve që digjen

VIDEO Vlorës i ka ecur më në fund! Me sukses të plotë është çelur sezoni…

4 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

Nga Klodian Tomorri Sjellja e Ristanjës së bashkisë që përdor makinat e shtetit për t’i…

6 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

Nga Naim Noka Në një vend ku korrupsioni institucional është bërë normë dhe arroganca e…

7 hours ago