Arben Llangozi
Komuniteti Europian, në përpjekjen e përvitshme për të na bindur se “gjërat po ecin mirë”, ka gjetur sërish mënyrën për të sharë qytetarët shqiptarë nëpërmjet lavdërimit të institucioneve që nuk funksionojnë.
Në draft-raportin e fundit, ndër “yjet” e drejtësisë shqiptare përmendet edhe… Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD). Dhe këtu, çdo shqiptar me përvojë nga gjykatat ka të drejtën legjitime të qeshë me zë!
ILD është një institucion që nuk ka as fytyrë publike, as zë, as veprim konkret. Në këtë vend ku çdo qytetar ka një histori personale me padrejtësinë, ku gjyqtarët veprojnë pa frikë, ku arroganca në sallat e gjyqit është bërë normë dhe ku askush nuk jep llogari për shkelje etike apo abuzime, ILD ka zgjedhur rrugën më të lehtë rrugën e heshtjes.
E vetmja arritje që mund t’i njihet këtij institucioni është se ka kaluar në mënyrë të përsosur “testin e padukshmërisë” nuk shqetëson askënd, nuk ndëshkon askënd, nuk e bezdis sistemin. Është bërë garancia e pandëshkueshmërisë në emër të “etikës profesionale” që kurrë nuk kontrollohet. Në fakt, ILD është kthyer në një mik të mirë për ata që abuzojnë me drejtësinë, dhe një armëpushim për gjyqtarët problematikë që i ndihmon të harrojnë çdo kontroll apo llogaridhënie.
Pyetja që lind natyrshëm është, për çfarë e lavdëron Brukseli këtë institucion? A mos është ndonjë gabim në përkthim? Apo ndoshta raporti është shkruar nga ndonjë konsulent që ka takuar ndonjë zyrtar në korridorin e ILD-së, ka pirë një kafe, ka dëgjuar ca fjalë të bukura për “strategji”, dhe ka dalë me përshtypjen se gjithçka është në rregull?
Realiteti i vërtetë është krejt tjetër, ILD nuk u përgjigjet qytetarëve, edhe kur paraqesin ankesa të qarta për shkelje flagrante.ILD nuk ka bërë publik asnjë raport domethënës për performancën e gjyqtarëve apo hetime etike serioze.ILD nuk ka marrë asnjë vendim që të trazojë ujërat e ndonjë salle gjyqi.Dhe më e rëndësishmja, ILD nuk është ndjerë fare në rastet skandaloze që kanë tronditur besimin e publikut te drejtësia.
Kur drejtësia sillet si një korporatë private dhe qytetarët trajtohen si konsumatorë të padëshiruar, institucione si ILD duhet të jenë gardianë të etikës dhe standardit profesional. Por çfarë kemi në Shqipëri? Një inspektorat që e ka kthyer veten në dekor institucional, që ekziston vetëm për të plotësuar fletët e raportit të Brukselit dhe jo për të mbrojtur publikun nga padrejtësia.
Kjo është arsyeja pse raporti i BE-së duket më shumë si një fletë propagande sesa një analizë reale. Dhe kjo nuk është hera e parë. Edhe në të kaluarën kemi parë si lavdërohen institucione që në terren janë inekzistente, të mbyllura, të përgjumura dhe të dorëzuara. Por këtë herë, lavdërimi për ILD-në është një fyerje e hapur për qytetarët që presin drejtësi, që luftojnë çdo ditë me sistemin dhe që ndihen të braktisur.
ILD është si ai nxënësi që nuk shkon në shkollë, por merr notë kaluese vetëm sepse nuk prish klasën. Dhe për këtë, në Shqipëri, mjafton të jesh “i papërfillshëm”, që të të quajnë “i suksesshëm”.
Në vend të konkluzionit, një ironi që nuk mund të shmanget, Nëse ILD-ja shqiptare është “shembull suksesi”, atëherë ndoshta qytetarëve shqiptarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë ankesa… në Bruksel. Sepse në Tiranë, institucionet janë ose të verbra, ose të shurdhra por mbi të gjitha, të mbrojtura mirë nga vetë sistemi që i ushqen.
Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të…
Sipas raporteve të partnerëve ndërkombëtarë dhe informacionit të konfirmuar nga burime të sigurisë, Shërbimi Informativ…
Pas sulmeve ajrore izraelite mbi Teheranin, shërbimet emergjente janë duke kërkuar mes rrënojave në zonat…
Dumani: Lufta kundër krimit na bashkon, Eurojust nyje strategjike për drejtësinë Altin Dumani, drejtues i…
Policia Kufitare në Rinas ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafik ndërkombëtar armësh,…