Publik News Albania

Imami Ahmet Kalaja nën akuzë nga prokuroria e Tiranës

Pengoi hetimin duke mos dorëzuar pamjet e kamerave të xhamisë

Një zhvillim i papritur ka përfshirë një nga figurat më të njohura të komunitetit mysliman në Shqipëri. Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmet Kalaja, është zyrtarisht i pandehur, pasi Prokuroria e Tiranës e akuzon për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Kalaja dyshohet se ka refuzuar t’i vërë në dispozicion hetuesve pamjet filmike të kamerave të sigurisë së xhamisë, të cilat kishin rëndësi për një procedim penal në vijim.

Dosja ndaj tij është tashmë në faza gjyqësore, dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim që varion nga një gjobë deri në tre vite burgim.

Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi çështjen që ka ndikuar në përfshirjen e tij në proces, por dyshohet se kamera të xhamisë mund të kishin regjistruar lëvizje apo persona me interes për hetimin penal në fjalë.

Ahmet Kalaja është një nga imamët më të ekspozuar publikisht në Shqipëri, me ndjekës të shumtë në rrjete sociale dhe një profil të lartë në debatet fetare e shoqërore. Kjo është hera e parë që emri i tij lidhet drejtpërdrejt me një akuzë penale.

Për momentin, Kalaja nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje, ndërsa burime nga mbrojtja e tij pretendojnë se çështja  nuk ka asnjë element penal, pasi imami nuk ka pasur asnjë qëllim për të penguar hetimin.

Recent Posts

  • Publikisht(OP-ED)

Nuk ndërtohet parajsa me muratorët e ferrit në SPAÇ!

Projektuesit e ferrit të djeshëm, na shesin projektet në parajsën e demokracisë Nga Agim Baçi…

43 minutes ago
  • Denoncime

Dosja në SPAK /Marin Gjonaj hallka që lidhen interesa milionëshe

Skema e Interkoneksionit: Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve Nga…

1 hour ago
  • Sport

A do mundet Portugalia të zbresë Spanjën nga “froni”?

Dy nga tre fituesit e mëparshëm të këtij kompeticioni takohen në Allianz Arena në Mynih…

2 hours ago
  • Bota

Spanjë/ Protesta masive kundër kryeministrit Pedro Sanchez!

Qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për…

3 hours ago
  • Denoncime

Skema mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të mos japin kodet bankare Autoriteti…

3 hours ago
  • Flash News

Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga tarraca në ‘Qytet Studenti’!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë,…

3 hours ago