Sonila Meço
Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në sytë e Evropës është një nga ato narrativa që në pamje të parë ngjajnë ‘patriotike’, por që në thelb ndërrojnë qëllimisht rendin e përgjegjësisë.
Në demokraci, patriotizmi nuk matet me nivelin e heshtjes në publik, por me aftësinë për të mbrojtur interesin publik, sidomos kur ky përplaset me pushtetin.
Qeveria nuk është ‘atdheu’ dhe kritika ndaj saj nuk është ‘tradhti’.
Askush në Evropë nuk tronditet nga fakti që një opozitë denoncon parregullsi zgjedhore. Kjo ndodh në çdo vend demokratik.
Ajo që dëmton realisht reputacionin ndërkombëtar të një vendi është kur institucionet nuk reagojnë ndaj akuzave. Kur ka prova për blerje vote, intimidim, keqpërdorim të administratës dhe institucionet heshtin. Mu bash kjo është ajo që bie në sy. Sepse këtë e tha vetë Europa me misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR menjëherë pas zgjedhjeve edhe përpara opozitës madje. Raporti është publik.
Në stofin europian, zëri i opozitës është pjesë legjitime e sistemit demokratik. Denoncimet, raportet, rezolutat, monitorimet, të gjitha janë pjesë e mekanizmit për të mbajtur shtetet anëtare dhe kandidate nën llogaridhënie.
Evropa nuk vlerëson Shqipërinë për pamjen, por për performancën
Imazhi i një shteti nuk vlerësohet si një produkt marketingu. BE nuk është klient që mashtrohet me broshura dhe imazhe me AI, por bashkësi politiko-ekonomike, që kërkon shtet funksional, zgjedhje të lira, media të pavarura dhe ndarje pushtetesh. Në këtë kontekst, një opozitë që ngre zërin për manipulimet elektorale tregon se ka ende rezistencë demokratike në vend.
Kjo është vlerë, jo problem.
Denoncimi i manipulimeve është shenjë që sistemi ende nuk është kapur i tëri. Nëse opozita nuk do të kishte më akses as në forume ndërkombëtare, as në media, as në rrjete sociale, atëherë Shqipëria do të ishte e padukshme për BE-në, jo sepse është e pastër, por sepse është e mbyllur, e izoluar.
Kujt i duhet një Shqipëri ishull?
Mbrojtja e ‘prestigjit të shtetit’ përmes mohimit të realitetit është si të thuash që një njeri me tumor nuk duhet ta shqetësojë mjekun, sepse s’duam t’ia prishim humorin.
Ky është relativizëm. Kjo është strategji për të paralizuar mendimin kritik, për të përzier baltën dhe për t’i bërë të gjithë të duken të pandashëm nga llumi.
Prandaj, problemi nuk është nëse opozita po dëmton imazhin. Se çartëm europianët me këtë logjikë. Tek e fundit, në BE nuk shkohet si në dasmë, me fjalime formale dhe kostume me qera. Shkohet me bilance, me transparencë. Integrimi nuk është akt estetik, por stres test institucional.
As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…
ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…
Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…
Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…
Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…
Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi…