Gara Elektorale në Kukës: kandidatët dhe dinamikat e teja
Qarku i Kukësit po bëhet një nga zonat më interesante në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, me një sërë kandidaturash të reja dhe lëvizjesh strategjike nga partitë kryesore politike.
Albert Halili lë bashkinë për parlamentin
Kryebashkiaku aktual i Kukësit, Albert Halili i cili fitoi me diferencë të madhe votash pas skandalit të Safet Gjicit, ka vendosur të kandidojë për deputet në këtë qark. Halilaj e mori drejtimin e Bashkisë së Kukësit dy vite më parë, në 24 shtator 2023. Halilaj do të jetë në listën e Partisë Socialiste (PS) së bashku me emra të tillë si Eduart Shalsi, Aristogena Geca dhe Ram Papa.


Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së kryeministrit Edi Rama për të përfshirë kryetarë bashkish në listat e deputetëve, një qasje e aplikuar edhe në qarqe të tjera me kandidatura si Termet Peçi dhe Agron Malaj.
Astrit Cengu: nga PS te PSD
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është kandidatura e Astrit Cengut në Kukës, i cili do të përfaqësojë Partinë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit. Cengu, një drejtues i njohur i PS-së në Kukës, pritet të tërheqë një numër të konsiderueshëm votash nga elektorati majtas në këtë qytet verior, duke e bërë garën edhe më konkurruese.
Admir Sinomati: konkuron në siglën e “Mundësia” të Agron Shehajt
Partia “Mundësia”, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka zgjedhur të kandidojë në Kukës me Admir Sinomatin, ish-kandidat i PD-së për bashkinë e Kukësit. Kjo lëvizje synon të marrë disa vota dhjathtas.
Partia Demokratike: Rezultatet e Primareve në Kukës
Ndërkohë, Partia Demokratike (PD) pritet të mbyll brenda pak orëve emrat për qarkun e Kukësit. PD ka përfunduar procesin e primareve në Kukës, ku, kandidatët më të votuar në këtë qark janë:
Fitues i primareve u shpall mjeku hasjan Shkëlzen Ibra me 707 vota.
Ndërsa i dyti në listë u shpall ish drejtori i gjendjes civile në Kukës, Shkëlqim Shehu me 430 vota,.
Deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota duke zënë vendin e tretë në këto votime.
Qarku i Kukësit ka 3 vende në parlament, ku zakonisht dy vende i merr PD dhe një PS.
Këto rezultate tregojnë preferencat e anëtarësisë së PD-së në Kukës dhe do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.
Pritshmëritë dhe sfidat e garës në Kukës
Me këto zhvillime, gara elektorale në Kukës pritet të jetë e ngjeshur dhe e paparashikueshme. Përfshirja e figurave me peshë lokale dhe lëvizjet strategjike të partive kryesore mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar. Votuesit e Kukësit do të kenë mundësinë të zgjedhin mes një spektri të gjerë kandidatësh, duke reflektuar pluralizmin politik dhe dinamizmin e skenës elektorale shqiptare.
Kryeministri ynë i di miliona eurot e popullit si monedha dhe firmos fap fap fap …