Interi triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Monzës, në një sfidë të luftuar, ku nuk munguan as polemikat.
Miqtë kaluan në avantazh të dy golave në pjesën e parë, pas realizimeve të Birindelli dhe Keita Balde.
Megjithatë zikaltërit ia dolën të përmbysin gjithçka me golat e Arnautovic, Calhanoglu dhe autogolit të Lykogiannis. Pikërisht autogoli, shkaktoi edhe polemika, me lojtarët e Monzës që protestuan për faull të Lautaro Martinez.
Ky ishte triumfi i 18-të i Interit në kampionat, duke kryesuar me 61 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.