Bota

Irani godet spitalin kryesor Beer Sheba

Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga një raketë iraniane gjatë një vale të re sulmesh balistike.

Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur.

Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut nga sulmet e vazhdueshme dhe dëmtimet e shumta në infrastrukturë.

“Spitali ka pësuar dëme të konsiderueshme në disa sektorë të tij. Aktualisht po veprojmë vetëm me kapacitet emergjent,” – thuhet në deklaratën e institucionit.

Qendra Mjekësore Soroka, që ndodhet në qytetin Be’er Sheva, ofron shërbime shëndetësore për rreth 1 milion banorë të rajonit jugor të Izraelit dhe disponon mbi 1,000 shtretër, sipas faqes së saj zyrtare.

Sulmi i lidhur me tensionet bërthamore
Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj spitalit dhe zonave të tjera në Izrael erdhi si përgjigje ndaj bombardimit izraelit të reaktorit të ujit në Arak, Iran. Autoritetet iraniane deklaruan se nuk ka rrezik rrezatimi nga goditja e reaktorit.

Irani ka lëshuar rreth 20 raketa balistike drejt Izraelit, mes tyre edhe ajo që goditi spitalin Soroka. Disa zona të tjera përreth Beer Shevës janë dëmtuar gjithashtu.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

15 minutes ago
  • Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…

2 hours ago
  • Denoncime

Drenova sigurohet pa garë tek Tani i Kakomesë për UKT

Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me…

2 hours ago
  • Politike

Beleri : Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, drejtësia privilegj

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit, eurodeputeti Fredi Beleri ngriti shqetësimin…

2 hours ago
  • Publik News Albania

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për tenderin e Unazës

duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me…

2 hours ago
  • Flash News

Durrës/ Arrestohet sepse ushtroi dhunë fizike ndaj babait

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Blutë arrestuan…

3 hours ago