BBC
Media shtetërore iraniane ka reaguar ndaj akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka lëshuar një raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
Për kujtesë, Irani ende nuk e ka konfirmuar sulmin.
Ministri i Jashtëm iranian deklaroi më herët se Irani do t’i ndalonte sulmet vetëm nëse edhe Izraeli ndalon të vetat.