Ish-bashkëshorti kap në flagrancë gruan me partnerin, përleshen

Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim kushëriri

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një konflikt mes ish-bashkëshortëve ka degjeneruar në përleshje fizike me grushte mes disa personave.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar 39-vjeçarin E. Xh., i cili në bashkëpunim me kushëririn e tij, G. L., tashmë i shpallur në kërkim, ka dhunuar ish-gruan e tij B. Xh., bashkëjetuesin e saj F. P., si dhe vëllain e këtij të fundit, E. P.

Sipas dëshmisë së viktimës, gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti erdhi në banesë dhe e gjeti atë me partnerin e ri. Konflikti ka eskaluar, duke përfunduar në dhunë fizike ku janë përfshirë të dy palët.

Por edhe bashkëjetuesi dhe vëllai i tij nuk kanë mbetur pas. Të dy janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi goditën 39-vjeçarin gjatë konfliktit.

Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe po vijon punën për kapjen e të shpallurit në kërkim, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet dhe ngre sërish alarmin për dhunën në marrëdhëniet familjare.

Publikuar nga Publik Media