Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ish-drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, është paraqitur këtë të martë në ambientet e GJKKO.

Në pamjet e publikuara, Bici shihet teksa hyn e vetme në godinën e gjykatës, pa u shoqëruar nga persona të tjerë.

Deri në këtë fazë, nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e thirrjes së saj në Gjykatën e Posaçme, ndërsa mbetet e paqartë nëse paraqitja lidhet me ndonjë procedurë hetimore apo çështje konkrete në shqyrtim.

Publikuar nga Publik Media