Eksperti i ekonomisë Arben Malaj ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave dhe bonusin për pensionistët duke shpjeguar efektin real të kësaj rritjeje.
Sipas Malajt, problemi qëndron te aspekti ekonomik.
Ai u shprehur se në qoftë se do të rrisë pagat do të rritet dhe inflacioni.
Malaj thekson se nëse inflacioni rritet më shumë se rritja e pagave atëherë vendi do të shkojë në krizë.
“Rritja e pagave dhe pensionve nëse bëhet jashtë logjikës ekonomike nga ethet elektorale mundet që rritja e saj të rrisë koston e biznesit dhe rritja e kostos së biznesit ulet prodhimi dhe nga ana tjetër ulet prodhimi dhe nga ana tjetër rritet kërkesa se u rritën pagat. Dhe kjo krijon një spirale inflacioniste. Rriten pagat në një masë të caktuar rritet më shumë se pagat inflacioni dhe vendi shkon në krizë”, u shpreh Malaj.