Një situatë e pazakontë është krijuar sot te Urdhri i Psikologut. Pas zgjedhjeve të zhvilluara për drejtuesin e ri të këtij urdhri ,të fituara nga Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri.
Megjithatë u përballë me presidenten e mëparshme, Valbona Treska, e cila nuk pranoi të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.
Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra. Ajo mori në telefon policinë e shtetit, teksa një patrullë u nis për tek Urdhri i Psikologut.
Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.
Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?
Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.
Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?
Laboiviti: Valbona Treska.
Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.
Pas ardhjes së dy efektivëve, Laboviti u sqaroi atyre se si qëndronte çështja me Valbona Treskën që nuk pranonte të lironte zyrën.
Ashtu siç pritej, Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi zikaltër ka firmosur me Christian…
Avokati: “Po mbahet në paraburgim pa prova, po presin një ekspertizë nga ish-vjehrra” Hetimet ndaj…
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës,…
SPAK e çon në gjyq, hetimi për pastrim parash vijon VIDEO TIRANË – Ish-kryebashkiaku i…
TIRANË – Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) po përshpejton ritmin e zhvillimit teknologjik…
KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…