Flash News

Ish-prokurori Sali Hasa dënohet me burg nga Apeli i Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më 18 qershor 2025, rikthimin në burg të të pandehurit Sali Hasa, duke lënë në fuqi vendimin e vitit 2022 që e shpall atë fajtor për korrupsion pasiv.

Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK, pasi dyshohej se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, dënoi përfundimisht S.H. me 2 vjet e 4 muaj burgim, pasi përfitoi ulje dënimi sipas gjykimit të shkurtuar.

Vendimi përfshin gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh, ndërsa pjesa tjetër e parave të sekuestruara do t’i kthehet të pandehurit.

VENDIMI I APELIT TË GJKKO-SË:

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 18.06.2025

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 18.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 19 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 23.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin S.H. – disponuar mbi ankimet e paraqitur ndaj vendimit nr. 36, datë 31.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin S.H. lidhur me deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
Në zbatim të nenit 55, paragrafi 2, të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;
Në zbatim të nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim;
Ndryshimin e vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër, në këtë mënyrë:

–       Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin S.H.;

–       Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale, e lidhur me nenin 36, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit Penal, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit;

–       Bazuar ne nenin 190, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,070,000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë dhe 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, t’i kthehen të pandehurit S.H.;

Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij;
U shpall në Tiranë, sot më datë 18.06.2025.

Ish-prokurori mori ryshfet për të pushuar procedimin penal

Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK, pasi dyshohej se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Sipas SPAK, ish-prokurori dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një person që prokurori ishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen.

Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion. Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro.

Po ashtu, GJKKO për këtë çështje ka dënuar edhe Emiljano Miranin me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

Recent Posts

  • Denoncime

Elton Karapici taksidari i Rilindjes që turpëron shtetin

Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin disa muaj më parë, tha publikisht se…

16 minutes ago
  • Statusi Publik

Parajsa natyrale e Gramshit

Ben Blushi Isha i ftuar në Gramsh në një takim me lexues. Provincat shqiptare janë…

42 minutes ago
  • Publikisht(OP-ED)

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

Fatos Lubonja Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur…

1 hour ago
  • Flash News

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës

Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës: Nuk…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Australi, çfarë ndodhi me futbollistin Mario Bacaj

Mario Bacaj, një 28 vjeçar shqiptar që jetonte në Australi, humbi jetën tragjikisht tre ditë…

2 hours ago
  • Flash News

170 MLN USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR me masa

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat më të fundit…

4 hours ago