Ish-sekretari i PS në Këshillin Bashkiak Durrës kërkon mëshirë nga partia

Avokati Armand Tragaj, ish-sekretari i PS i Këshillit Bashkiak Durrës, që u arrestua në kuadër të dosjes “Ura” rezulton se kishte aplikacion të kriptuar Sky Ecc duke identifikuar dhe kodet që përdorte. Ndalimi i tij është kryer pasi spak zbuloi se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Në sallën e gjyqit, Tragaj i është drejtuar gjykatës për masë më të butë sigurie se sa ajo e arrest në burg, duke i kërkuar mëshirë partisë së tij, që kontrollon drejtësinë.

Armand Tragaj: Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë kam me babain të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me femijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes.

Seanca për vlerësimin e masave dhe marrjen në pyetje të të arrestuarve e vijon prej më shumë se 4 orësh për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës. Mes personave të ndaluar është edhe ish efektivi i RENEA-s Altin Morina ku avokati i tij mbrojtës Rigert Koni i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këta përsona. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkojnë ti përcaktohët saktësisht vepra penale klientëve të tyre pasi nuk pranojnë që të jënë pjesë e grupit kriminalë në fjalë. Sipas avokatëve materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështeten dyshimi i arsyeshëm që janë komunikimet e kryera ne Sky Ecc.

Mbrojtësit ligjore i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në SkyEcc faktet duhet të mbeshteten edhe në prova të tjera. Ndërkohë dëri më tani kanë relatuar 11 persona e ndërsa vetëm 3 kanë mbetur për të bërë mbrojtjen.

Publikuar nga Publik Media