Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, Itali. Një 45-vjeçare shqiptare, nënë e dy vajzave 21 dhe 23 vjeç, u sulmua dhe u vra në mes të rrugës, para syve të kalimtarëve.
Sipas hetimeve paraprake, autori është ish-bashkëshorti i saj 55 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia italiane. 45 vjeçarja po shkonte për në punë, rreth orës 20:00, kur u sulmua pranë parkut të qytetit, aty ku kalonte zakonisht.
Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht gruaja u gjet pa shenja jete. Sipas tyre, autori fillimisht e goditi me thikë dhe më pas i gjuajti me shqelma.
“Bëra atë që duhet të bëja”, mësohet të ketë thënë autori, pas aktit makabër. Policia e gjeti të ulur në stol, ndërsa 55 vjeçari nuk bëri rezistencë. Ka dyshime se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka pasur më parë denoncime për dhunë ose kërcënime nga ana e viktimës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa forcat e rendit po vazhdojnë punën për të sqaruar detajet e ngjarjes.
Siç shkruajnë mediat e huaja, çifti ishte divorcuar tre vite më parë.
Në këtë foto tronditëse nga revolucioni iranian i vitit 1979, shihet një nga fytyrat…
Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve…
Trump, Netanyahu dhe Khamenei Kjo që ndodhi nuk ishte e pashmangshme.. Sulmet ajrore të vazhdueshme,…
Kush është pyetur në SPAK Publikuar më: 15 qershor 2025 | Gjurmusi Në muajin prill,…
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…