Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit njoftoi se hapësira ajrore e vendit është rihapur, pas një nate të mbushur me breshëri raketash të lëshuara nga Irani.
Mbyllja e hapësirës ajrore erdhi si pasojë e disa valëve të sulmeve me raketa iraniane, të cilat ndodhën pak orë përpara se të hynte në fuqi armëpushimi.
Rikthimi i fluturimeve do të ndihmojë dhjetëra mijëra udhëtarë të bllokuar nga anulimet e shumta në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi SHBA-të sulmuan Iranin.
Një organizatë që monitoron rreziqet e fluturimeve, paralajmëroi të dielën se sulmet e SHBA-së në uzinat bërthamore të Iranit mund të rrisin kërcënimin për operatorët amerikanë në rajon.