Publik.al sjell kronikën e plotë të një prej krimeve më të rënda ndaj një zyrtari të shtetit shqiptar – vrasjen mafioze të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, në prill të vitit 2017.
Në qendër të këtij atentati është Bledar Jambelli, i njohur edhe si Rikardo Muho, nga Mbrostari i Fierit, sot 45 vjeç. Ai dyshohet si porositës dhe organizator i ekzekutimit, për të cilin kishte premtuar 20 mijë euro shpërblim.
Artan Cuku ishte njeriu që i kishte rihapur dosjet e vjetra të krimit në Vlorë, përfshirë edhe emrin e Jambellit, dhe që e arrestoi në vitin 2012. Në momentin e arrestimit, Jambelli e kërcënoi: “Këtë ditë nuk do ta harrosh”.
Pesë vjet më pas, kur Cuku kishte lënë detyrën, Jambelli urdhëroi vrasjen e tij. Ekzekutimi u krye nga Mikel Shallari, me ndihmën e kushëririt të tij, Kristaq Leci. Shallari rrëfeu gjithçka dhe përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke marrë vetëm 10 vite burg. Por ideatori dhe organizatori, Jambelli, i shpëtoi drejtësisë shqiptare, falë një vendimi të Gjykatës së Lartë të Greqisë.
Në vitin 2018, Interpol Tirana lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për Jambellin, i cili u kap në Athinë. Por ekstradimi drejt Shqipërisë u refuzua në vitin 2019 nga Gjykata e Lartë greke, që e njohu atë si “i përndjekur politik” dhe “pjesëtar të minoritetit grek”. Vendimi u mbështet edhe nga dëshmia e Fredi Belerit, i cili deklaroi se Jambelli rrezikonte jetën në Shqipëri për shkak të origjinës së tij.
Sot, Bledar Jambelli ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të dhunshme në një furrë në Vula, ku u plagosën disa persona. Ndërsa në Shqipëri, procesi penal ndaj tij vijon në mungesë në Gjykatën Penale të Tiranës. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për të, por fati i tij mbetet i paqartë për sa kohë ekstradimi duket i pamundur.
Ndërkohë, në Varrezat e Dëshmorëve prehen eshtrat e Artan Cukut, ndërsa familja dhe opinioni publik presin ende drejtësi. Vëllai i tij, Rakip Cuku, apelon:
“Vrasësit e Artanit janë ende të lirë. Drejtësia po vonon. Shteti ka një borxh që nuk mund ta shtyjë më.”
Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…
Edmond Leka zhbën historinë për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…
Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…
I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…
Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…