Jep dorëheqjen drejtoi i burgut të Peqinit, Florenc Doka. Doka u emërua drejtor i burgut të sigurisë së lartë në Peqin më 22 dhjetor 2023.
Vendimi për dorëheqjen e tij është bërë publik këtë të enjte.
Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Florenc Doka, nis karrierën në Administratën Publike si jurist në vitin 2001, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdoi në institucione qëndrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj.
Në vitet 2012-2014, ai u bë pjesë e sistemit të burgjeve dhe u emërua përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan. Më tej ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë Cërrik