Kush e mbron në vjedhjen e miliona euro në Policinë e Shtetit?!
Këto ditë po flitet për perandorin e zhvatjes me call centera në Shqipëri, Amant Josifin, me lidhje të forta politike. Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center.

Policia thotë se rrjeti kriminal ka fituar nëpërmjet mashtrimit rreth 2.4 miliardë euro, duke mashtruar mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së.
Qytetarët besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin direkt në xhepat e organizatës kriminale, sipas hetimeve.
Në rastin e Amant Josifit, ai ishte në krye të degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë, me epiqendër Shqipërinë.
Policia ndërhyri në të njëjtën kohë në qendrat Call Center-ave të përhapura në disa vende, duke përfshirë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën. Josifi u lirua nga arrestimi pak ditë më parë në Dubai por vijon të jetë në kërkin ndërkombëtar.
Por nuk ështé vetëm Amant Josifi . Në një rreth të ngushtë e dinë se bosi i madh dhe i fshehtë i Forex në Shqipëri është Florian Sula nga Divjaka, protagonist i një vjedhje sistematike dhe të sofistikuar me vlerë miliona euro ndaj qytetarëve evropianë, përmes skemës së investimit të rremë në bursa.

Miliona euro janë vjedhur nga llogaritë e qytetarëve evropianë, duke u përvetësuar nga Florian Sula dhe grupi i tij, D. H dhe E. S. Paratë më pas janë ndarë sipas roleve, duke u investuar në pasuri të palujtshme.
Pasuritë janë blerë nga bregdeti deri në disa vende evropiane, me vlerë miliona euro.
Nga një dosje me të dhëna që disponon Prapaskena, rezulaton se bosi i madh i mashtrimit në bursa, Florian Sula, mbrohet një grup zyrtarësh të lartë të Policisë së Shtetit, emrat dhe rolet e secilit do t’i publikojmë në një shkrim tjetër.
Njëri prej tyre pritet të arrestohet nga SPAK për ludhje me grupe kriminale.
Në këmbim të mbrojtjes së aktivitetit kriminale, Sula u jep këtyre drejtuesve rroga të majme mujore me vlerë mijëra euro, para të cilat i kanë investuar në pasuri të palujtshme, makina, udhëtime luksi etj.
Mashtrimi realizohet përmes tre celulave të vendosura në 3 zona të ndryshme të Tiranës