Ju kujtohet këngëtarja Fitnete Tuda e ‘Shi bie në Tiranë’! Shikoni si duket ajo sot

Këngëtarja Fitnete Tuda ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli edhe për familjen. Ajo është rikthyer ne ekran pas shume vitesh mungesë. Fitnete Tuda u bë e famshme me dy hitet e kohës së saj “Shi bie ne Tiranë” dhe “Rruga” të paktën këto dy këngë nuk ka ngelur njeri pa i kënduar. Ajo është rikthyer tek Rudina ku ka folur gjatë për jetën e saj personale.

Tuda rrëfeu shkurtimisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Visarin, ndërkohë që shtoi se diferenca në moshë mes tyre nuk përbën asnjë problem në marrëdhënien e tyre. Ajo tregoi se me bashkëshortin kanë qenë fillimisht miq pasi punonin në të njëjtin vend dhe më pas miqësia u lidh në martesë prej së cilës çifti kanë edhe dy fëmijë.

“Mosha nuk e bën njeriun më të pjekur, ajo varet nga karakteri. Me Visarin jemi njohur në televizionin e Kosovës, ai është gazetar i sportit dhe unë e kulturës. Jemi shumë të qetë asnjëri prej nesh nuk meret me gazetarinë e politikës. Kemi qenë miq shumë të mirë, Visari bënte shumë shaka dhe unë shpesh i thoja: Lum ajo që do të marrë ty se ti bën shumë për të qeshur. Ne kemi një diferencë në mosha, por kjo nuk na ka penguar. Ne kemi dy fëmijë bashkë. Vajza quhet Dua dhe është 11 vjeç dhe djali Doni 9 vjeç. Emri i vajzës është rastësi pasi Dua Lipa në atë kohë nuk ishte e njohur. Ajo është këngëtare e mrekullueshme dhe do ishte bukur nëse vajza ime do ndiqte rrugën e saj. Edhe djali këndon bukur, është në shkollë për piano, në klasë të dytë” tha Tuda.

Recent Posts

  • Bota

Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas…

17 minutes ago
  • Flash News

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë të hënë, 9 qershor, në Gjykatën e Apelit…

50 minutes ago
  • Publik News Albania

Izrealiti kapet me 200 mijë euro në Rinas

194 mijë euro janë sekuestruar nga krimi ekonomk dhe policia e rinasit me dyshimet e…

59 minutes ago
  • Bota

Kostituimi/ Sot seanca e 29-të në Parlament e Kosovës

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të…

1 hour ago
  • Uncategorized

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, abuzuan me detyrën

Në një veprim të paprecedentë për administratën vendore, kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo,…

1 hour ago
  • Bota

Siria do të rilidhet me sistemin bankar SWIFT brenda pak javësh

Siria do të rilidhet plotësisht me sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT “brenda pak javësh” pas…

1 hour ago