JU PARTITË E VOGLA?!

Linda Kalemi

Sot 70 mandate s’i merrni dot… pra, ndryshim s’bëni dot.

I bie të presim me vite derisa të arrini numrin e duhur… Pra: “Prit gomar të mbijë bar!”

Pse ju, partitë e reja, nuk u bashkuat? Sepse nuk mendoni për popullin, por për veten!

Pse nuk trajtohet kjo temë në asnjë panel? Pse nuk përgjigjeni?

Zgjidhja është shumë e thjeshtë por s’doni.

Ja Turqia: 22 vjet pa mundur të rrëzojë pushtetin… Por në zgjedhjet vendore u bashkuan 6 parti  miq dhe armiq  dhe fituan pothuajse të gjitha qytetet turke.

Edhe të parët tanë, pleqtë e mençur të dikurshëm, e kanë thënë:

“Bashkimi bën fuqinë” si tufat me shkopinj që nuk thyhen dot së bashku, por thyhen lehtësisht një nga një.

Tani ju, popull, merrni një pako spageti dhe provoni ta thyeni në mes. E pamundur. Por thyeni një e nga një… dhe ja ku bëhet pluhur.

Mjaft na lodhët me analiza.

Rotacion? Revolucion?

Bëhet vetëm me shumicë.

Ushtria mundet me ushtri, jo me çeta.

Të tjerat do të përfundojnë në koshat e plehrave…

Llogaritni vetë në cilën “ushtri” do të luftoni.

Sipas kokës, festa.

Dhe që nga e hëna  mos hapni më gojë të ankoheni për asgjë.

Sepse do të fillojë fushata: “Mirë t’u bë!”

Publikuar nga Publik Media