Truri operativ i një rrjeti abuzimesh dhe klientelizmi
Nga Redaksia Investigative – Publik.al
Julinda Karteri, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tepelenës, është më shumë sesa një emër në administratën vendore.
Peçi pak kohë para zgjedhjeve të 11 majit u bë pjesë e një skandali seksuale me një drejtoreshe të një bashkie tjetër fqinje me Tepelenën.
Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
Peçi që pritet të marrë mandatin e deputetit në parlament u bë i famshëm në rrjet si Termeti i urës së Leklit, dikur ishte Termet ‘Publicitari’ .
Julinda Karteri, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tepelenës emëruar nga deputeti i zonës, Tërmet Peçi, ajo është kthyer në trurin operativ të një rrjeti abuzimesh dhe klientelizmi, të koduar nga burime të brendshme si “Dosja 5D”.
Në këtë dosje përfshihen një sërë tenderësh të dyshimtë që janë firmosur nga vetë Peçi në favor të drejtorit të Urbanistikës, Lorenc Bami.
Pazari publicitar që ka bërë Tërmet Peçi më 20 shtator 2023, është tenderi me vlerë 1 miliardë e 296 milionë lekë të vjetra me TVSH, për rikonstruksionin e godinës dhe oborrit të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tepelenë.
Nuk e kemi fjalën për “tërmetin” me fondin limit, i cili sipas specialistëve të sektorit të investimeve dhe fizibilitetit në Ministrinë e Financave, u vendos 50% më i lartë se kostoja reale e projektit të punimeve që do kryhen në atë shkollë.
Por është fjala për marifetin e përdorur nga Tërmet Peçi, që tenderin ta merrte kompania në pronësi të familjes së Drejtorit të Urbanistikës të Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami.
Dhe kështu veproi komisioni i tenderëve në Bashki: ia dha firmës “NG STRUCTURES” me qendër në Tepelenë, në pronësi reale të Lorenc e Aleksandra Bamit, por gjoja e shitur te familjarët e tyre babë e bir Hekuran e Fatjon Hoxha nga Tepelena, me vlerë 50 mijë lekë, kur kapitali i firmës është 10 milionë Euro e me 700 mijë Euro fitim në vit.
Qysh prej muajit korrik 2017 kur Lorenc Bami nga Kruja është emëruar Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, administratore e firmës “NG STRUCTURES” është Aleksandra Bami.
Tenderi u dha me vlerë kontrate 1.3 miliardë lekë, ose sa 99.5% e fondit limit, bashkuar formalisht me firmën “SHENDELLI Sh.p.k” të xhambazit Yzedin Bozhaj, por përfaqësimi ligjor dhe zbatimi i projektit është marrë përsipër nga kompania private “NG STRUCTURES” e Drejtorit të Urbanistikës e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bami.
Pra, tenderin e firmosi asokohe kryetari “publicitar” Tërmet Peçi; fituese ishte kompania e Drejtorit të Urbanistikës e Territorit, Lorenc Bami, zbatimin e projektit të rikonstruksionit të shkollës, do të kontrollojë Drejtori Urbanistikës e Territorit, të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bami.
Sa për kujtesë, ky drejtor bashkë me Tërmet Peçin, morën dhe tenderin 4.1 milionë Euro për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj; kazma e parë e të cilit, u hodh nga Edi Rama dhe deputeti i zonës Bledar Çuçi më 7 prill 2021 para zgjedhjeve, por deri tani nuk ka përfunduar megjithëse fondi është paguar plotësisht.
Por shkeljet nuk ndalen këtu. Në krye të Komisionit të Prokurimeve është vendosur drejtoresha juridike e bashkisë, një tjetër hallkë e afërt me Karterin. Çdo prokurim i kaluar nga ky komision është etiketuar me “flamur të kuq” për shkak të shkeljeve të rënda procedurale dhe ligjore.
📊 Grafik: Tenderët e Dyshimtë në Bashkinë e Tepelenës (2019–2025)
Po kush është Julinda Karteri?
Një ish-gjykatëse e Gjykatës së Tepelenës, e shkarkuar për korrupsion në vitet ’90, dhe aktualisht bashkëshorte e Altin Karterit , një emër i njohur i botës së krimit në jug të vendit. Julinda Karteri u rikthye në skenë falë mbështetjes së Tërmet Peçit dhe është shndërruar në simbol të abuzimit me pushtetin lokal.
Sipas dëshmive të brendshme, çdo ditë e saj në bashki shoqërohet me ulërima, arrogancë dhe presion ndaj punonjësve për të firmosur vendime të paligjshme. Karteri, e mbrojtur nga Peçi, ka ndërtuar një regjim frike dhe heshtjeje, ku çdo zë kundër përjashtohet.
Në mënyrë flagrante, ajo ka zaptuar tokë bujqësore buzë lumit Vjosë në zonën e njohur si fusha e Tepelenës. Me fonde publike është shtruar një rrugë me beton që përfundon në agroturizmin privat të vetë Julindës, një shpërblim i heshtur për “shërbimet” që i ka ofruar Peçit.
Një kandidate për të ruajtur dosjet e vjedhjes
Tërmet Peçi, që përgatitet për zgjedhjet e parakohshme lokale, synon të rikandidojë Julinda Karterin për kryetare bashkie.
Jo për kompetencën apo vizionin, por sepse ajo është “garancia” që dosjet e tij të vjedhjeve nuk do të dalin kurrë në dritë.
( vijon)