Denoncime

Kadri Morina, siguracioni personal i qeverisë: 1 milion euro pa garë

Nga burgjet te pikturat e Ramës

Një kontratë këtu, një tender atje  dhe të gjitha për Kadri Morinën. Kompania e tij e siguracioneve INSIG sha ka përfituar 160 kontrata publike në vetëm pak vite. Të gjitha me një detaj të përbashkët: “Flamur të Kuq”. Kjo është shenja që vendos Open Data Albania për tenderat me risk të lartë korrupsioni, për shkak të mungesës së konkurrencës dhe favorizimit të hapur.

Kadri Morina nuk është një emër i panjohur. Ai ka pozuar krah për krah me Edi Ramën, sidomos në raste fatkeqësish natyrore  dhe kjo duket se ka mjaftuar për ta bërë siguruesin “zyrtar” të shtetit shqiptar. Drejtorët dhe zyrtarët e lartë duket se e kanë marrë mesazhin: tenderat e siguracioneve shkojnë automatikisht te Morina.

“Fituesi i vetëm” në çdo garë

Më 2 maj 2025, Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, shpalli fituesin e tenderit për sigurimin e ndërtesave qeveritare (Loti 1). Kontrata shkonte në 987,450 lekë pa TVSH, dhe – çudi e madhe  pjesëmarrës ishte vetëm një: INSIG sha. Oferta? 99.9% e fondit limit. Pra, pa asnjë kursim për buxhetin publik.

Siç njofton vetë drejtoria, në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm Operatori Ekonomik – INSIG SH.A. Oferta është gati sa 99.9% e fondit limit, 987,350 Lekë pa TVSH.

Dhe meqenëse e ka nisur me Kadri Morinën, Drejtoresha ka vazhduar me Loti 3: “Siguracion i automjeteve”, me fond limit: 2,692,340 Lekë pa TVSH. Edhe këtë tender e ka marrë INSIG pa garë.

Po ashtu, Loti 2: “Siguracion i veprave të artit”, me fond limit 499,893.3 Lekë pa TVSH i ka shkuar shoqërisë së Morinës.

Sipas dokumenteve, kriteri i përzgjedhjes së fituesit të tenderit duhet të ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Por, Kadri Morina konkurron vetëm me veten.

E njëjta skemë me Loti 2 për sigurimin e veprave të artit  vlera gati 500 mijë lekë. Edhe këtu, një operator, një fitues. Dhe Loti 3, që mbulon sigurimin e automjeteve shtetërore, i shkon sërish INSIG-ut pa garë, me vlerë 2.7 milionë lekë.

Nga vilat qeveritare, tek burgjet e shtetit

Por kulmi arrihet me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku Klevis Qose ka shpërndarë një tender gjigant me fond gati 1 miliard lekë (99,587,442 lekë pa TVSH). Pjesëmarrësit? Vetëm dy: INSIG SHA dhe Eurosig SHA  të dyja të lidhura me Morinën.

Tenderi është klasifikuar si “pa konkurrencë”, një sinjal i qartë se procedura është ndërtuar për të favorizuar një operator të paracaktuar. Madje, tenderi është rishpallur, një praktikë që përdoret shpesh për të eliminuar konkurrentët realë dhe për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për fituesin “e dëshiruar”.

Kontrata ka afat 4-vjeçar dhe është nënshkruar me një vlerë pothuajse sa plafoni maksimal i lejuar, duke e zhveshur krejtësisht prokurimin nga logjika e konkurrencës dhe eficencës.

Ligji lejon, por morali mungon

Ligji shqiptar i lejon prokurimet me një operator të vetëm, por vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me arsyetim ligjor të dokumentuar. Në këtë rast, asgjë nuk është bërë publike. As një justifikim, as një arsyetim. Asgjë që të shpjegojë pse paratë e taksapaguesve po shkojnë pa garë në një xhep të vetëm.

Ndërkohë, flamuri i kuq i Open Data Albania valëvitet mbi gjithë këto tendera  një paralajmërim për rrezikun që para publike po përdoren për të forcuar klientelën e pushtetit.

Në Shqipëri siguracionet e qeverisë nuk janë për të mbrojtur pronën publike. Janë për të ushqyer aleancat private. Dhe Kadri Morina është shembulli më i qartë i një “risku të mbuluar” politikisht.

Recent Posts

  • Publikisht(OP-ED)

Çdo mëngjes,Trampi pyet: ‘Mos m’i ka ngucë dikush shqiptarët’?!

Kim Mehmeti  Serbia është prodhuese e madhe e armëve dhe si e tillë ajo i…

1 minute ago
  • Bota

Irani paralajmëron sulme ndaj bazave amerikane në LM

Lufta në horizont? Irani paralajmëron sulme ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, nëse SHBA…

11 minutes ago
  • Publikisht(OP-ED)

Pse këto ishin votimet më të mira që mund të kishim

Andi Bushati Materilalet filmike për manipulimin e votës që po publikon me një frekuencë këmbëngulëse…

1 hour ago
  • Bota

Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet…

3 hours ago
  • Flash News

Erion Alibej në GJKKO: Bashkëpunuam me Dritan Gjikën

Investuam gjithçka te një ngarkesë 530 kg me kokainë Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia…

3 hours ago
  • Flash News

SPAK godet kontrabandën, zyrtarë dhe biznesmenë ikin

SPAK është në prag të finalizimit të një prej operacioneve më të mëdha kundër kontrabandës…

3 hours ago