Flash News

Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja

39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare

VIDEO

Një aksident i rëndë u regjistrua në rrugën “Halit Haxhija” në Kamëz, ku një automjet tip “Audi”, nën drejtimin e 39-vjeçarit Përparim Bilja, doli nga rruga dhe përplasi 5 këmbësorë. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit në spital.

Por shoferi, në vend që të ndihmonte të plagosurit, braktisi makinën në vendngjarje dhe u largua. Pas një operacioni të shpejtë të Policisë së Kamzës, në bashkëpunim me qarkullimin rrugor, Bilja u lokalizua dhe arrestua brenda 24 orësh.

Sipas Policisë, ai kishte kryer manovra të rrezikshme duke e kthyer rrugën në një pistë gare të improvizuar. Mjeti “Audi” u bllokua dhe ndaj të arrestuarit është marrë edhe masa plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recent Posts

  • Flash News

Simon Zereci, emërohet drejtori i ri i Gardës së Republikës

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën…

26 minutes ago
  • Denoncime

Mane mori leje për kulla me firma fantazmë e bilance negative

Miliarderi Samir Mane krijon një rrjet kompanish ndërtimi në emra të biznesmenëve të tjerë shpesh…

31 minutes ago
  • Flash News

Shiste kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Bilisht

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll,…

1 hour ago
  • Bota

Fotot/ Pasojat e sulmeve iraniane në Izrael në zonat rezidenciale

Janë orët e para të mëngjesit në Izrael dhe tashmë po dalin disa foto që…

1 hour ago
  • Showbiz

Detaje nga dasma e Alex Soros, Rama ngriti dollinë !

Huma Abedin dhe Alex Soros janë zyrtarisht burrë e grua. Të porsamartuarit thanë "Po" përpara të…

1 hour ago
  • Publik News Albania

Administratori i inceneratorit të Fierit, ekstradohet në Shqipëri

Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…

13 hours ago