Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë një takimi elektoral në një park të Bogotës, kryeqyteti i vendit. Ai u qëllua tri herë, dy herë në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Santa Fe, pas ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale.
Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në prani të dhjetëra përkrahësve të tij. Autoritetet njoftuan se një i mitur 15-vjeçar u kap në vendngjarje, pasi u plagos nga policia gjatë ndjekjes.
Maria Claudia Tarazona, bashkëshortja e senatorit, kërkoi nga qytetarët një lutje të përbashkët për shëndetin e Uribes. Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, u shpreh në rrjete sociale: “Kjo është një ditë e trishtuar. Mund të kemi dallime politike, por ato nuk kanë vlerë përballë jetës së një njeriu. Të bashkohemi për Miguel Uriben.”
KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me…
Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, fituesja e garës, Brunilda Laboviti kërkon ndërhyrjen e…
Kompania e dështuar në burgun e Peqinit fiton tenderin për komunikimet e Gardës së Republikës…
Rasti i Ëngjëll Agalliut ngre dyshime për një skemë të re si " DH Albania”…
Kush shkojnë paratë e taksave? Në vitin 2024, Bashkia e Tiranës ka përjetuar një bum…