Kaos në parlamentin serb, tre deputë të plagosur

Kuvendi i Serbisë u përfshi nga kaosi kur një deputet i opozitës nuk u lejua të flasë në foltoren e Parlamentit.

Trazirat shpërthyen kur deputeti i ZLF-së Radomir Lazoviq u drejtua drejt podiumit, por u ndalua nga sigurimi i parlamentit.

Deputetë të Qeverisë dhe opozitës u përfshinë në përleshje, ndërkohë që në sallë janë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese duke krijuar kaos.

Pavarësisht kaosit dhe përplasjeve, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç vijoi seancën, ndërsa njoftoi se një deputete, e cila u godit nga një bombë tymuese është në gjendje të rrezikshme për jetën. Ajo gjithashtu njoftoi se mjekët kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit.

Sipas raportimeve, deputetja Jasmina Obradoviç, kishte pësuar një goditje në tru, dhe për ndihmë të specializuar është shoqëruar në spital nga një autoambulancë.

 

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, pas kaosit në seancën e Kuvendit të Serbisë, u tha deputetëve të opozitës se askush nuk do të gëzohej për skena të tilla përveç Albin Kurtit.

“Por unë nuk ju fajësoj, ju nuk dini ndryshe! E rëndësishme është që jeni këtu, edhe nëse silleni ashtu siç silleni. Ne presim diskutime sepse të gjithë do të tregojnë se si janë. Faleminderit që tregove se si je. Kur duhet të shkosh në zgjedhje, nuk shkon, kur nuk duhet, le të përdorësh kolegun të shkosh”, tha Vulin.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të shikojnë se çfarë po ndodh në Kuvendin e Serbisë.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiq u tha qytetarëve të Serbisë të mos kenë frikë dhe se Serbia është e fortë, shumë më e fortë se njerëz të tillë.

“Serbia do të fitojë, është mirë që treguat qëllimet tuaja të vërteta. Ju vetëm dëshironi të vini në pushtet, edhe nëse kjo është me gaz lotsjellës dhe vrasje. Dhe më mirë t’i çoni ato vezë në një familje dhe ky parlament do të funksionojë”, tha Brnabić.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

Kjo ishte seanca e parë në Parlamentin serb në atë që mund të konsiderohet si ‘sesioni pranveror’. Kaosi vjen një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç akuzoi protestuesit se po rrënojnë ekonominë e vendit dhe se do të organizohen ‘kundër-revolucione’, sikundër u shpreh ai, për t’iu përgjigjur protestuesve, që kanë dalë në rrugë e sheshe që nga tragjedia e Novisad.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

Çfarë ndodhi në Parlamentin serb?

12.10 Deputetja e Serbisë së Bashkuar, Zhivota Stačrević, dënoi sjelljen e sotme të opozitës, duke e krahasuar me metodat e deputetit Albin Kurti në “Parlamentin e Prishtinës”.

12.08 Ana Brnabiq tha se Kuvendi do të punojë deri në orën 18.00 dhe se salla do të pastrohet nga deputetët e shumicës qeverisëse. “Nuk është përgjegjësi e grave që punojnë në parlament të pastrojnë bombat tuaja, do ta bëjmë ne, gjithsesi kemi 12 vjet që ju pastrojmë”, tha ajo.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

12.05 Ana Brnabiq njoftoi se janë lënduar tri gra, tre deputete. Përveç Jasmina Obradoviqit dhe Jasmina Karanacit, është lënduar edhe Sanja Iliq, deputetja në muajin e tetë të shtatzënisë. “Ne po luftojmë për ta shpëtuar atë dhe foshnjën,” shtoi Brnabić.

11.59 i rrethuar nga socialistët, Dushan Bajatoviq vazhdoi fjalën e tij. Pranë tij është Marko Millosheviq, nipi i Sllobodan Millosheviqit.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

11.51 Fjalën e mori Dushan Bajatoviq, deputet i SPS-së, të cilit deputeti i ZLF-së Bogdan Radovanoviq vazhdimisht i thoshte “nuk do të flasësh”. Ata janë ndarë nga Aleksandar Antiq, ka edhe deputetë të tjerë socialistë dhe të ZLF.

11.39 Siniša Mali shpjegon ligjin për kreditë e favorshme për të rinjtë, ndërsa deputetët e opozitës protestojnë duke brohoritur “hajdutë”.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

11.36 . Ana Brnabiq dhe deputetët e mazhorancës mbetën në sallë përkundër bombave tymuese, të pranishëm ishin edhe ministrat.

11. 31. Deputetët hedhin bomba tymuese. Salla është e mbushur me tym.

11. 30 Deputetë përleshen mes tyre, i hedhin ujë njëri-tjetrit dhe është ngritur një pankartë ku shkruan “Serbia po ngrihet që të bjerë regjimi”.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

11. 25 Ministri i Policisë Ivica Daçiq mbërriti në Kuvend.

Sipas njoftimeve, duhet të konfirmohet edhe dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviq, të cilën e ka dorëzuar më 28 janar.

Tre deputete të plagosura, kaos në parlamentin serb/ Nga fishekzjarret

11.08 Deputeti i SNS-së Milenko Jovanov propozoi që pika për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Ana Brnabiq të hiqet nga rendi i ditës. Me gjithë protestat e opozitës, deputetët e qeverisë e miratuan këtë propozim.

Publikuar nga Publik Media