Keir Starmer sot në Tiranë, zbulohet marrëveshja mes Ramës

TIRANË-Teksa 47 liderë nga mbarë Evropa mbërrijnë sot e nesër në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ndër të parët do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe.

Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të pritet nga kryeministri, Edi Rama. Fillimisht si do të ketë një takim bilateral me krun e qeverisë, e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.  Mes dy qeverive do të nënshkruhet edhe një dokument për të rritur bashkëpunimin dhe partneritetin. Raportohet se dy liderët do të firmosin një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Britani e Madhe.

Starmer vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj. Samiti i Komunitetit Politik Evropian pritet të mbledhë liderët e vendeve evropiane dhe të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.

Publikuar nga Publik Media