Këlliçi dorëzon në SPAK dokumenta të reja për korrupsionin e Veliajt me inceneratorin dhe Eco Tiranën

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka doërzuar të tjera fakte në SPAK në lidhje me korrupsionin e kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin dhe Eco Tiranën.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se Veliaj ka mashtruar në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC-së, i propozuar një vit para marrjes së detyrës nga Veliaj.

Sipas Këlliçit në shkurt të vitit 2014, IFC ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.

Të dhënat faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Këlliçi thekson se, Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh studimit duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.

“Jam sot sërish përpara jush për të demontuar përfundimisht me dokumente, me fakte të pakontestueshme, me zë dhe me figurë, mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit përpara se kryemashtruesi Veliaj të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.

Në shkurt të vitit 2014 IFC, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.

Të dhënat hetimore te mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Ish Ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me konçension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.

Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.

Ju ftoj ta ndjekim me zë dhe me figurë mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me këtë studim:

Ndryshe nga sa pretendon pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, në faqen 4 të këtij studimi sqarohet në mënyrë shteruese se Bashkia e Tiranës në vitin 2014 po mendonte të jepte me konçension jo vetëm depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve por gjithë zinxhirin, citojmë:

1. Analiza Teknike

Bashkia Tiranë kërkon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve, me pjesëmarrjen e sektorit privat. Për të arritur këtë qëllim Bashkia Tiranë po mendon dhënien e nje konçensioni për menaxhimin e mbetjeve te ngurta në territorin e kësaj Bashkie.

Qëllimi i projektit do të jetë:

a) Shërbimi i pastrimit të rrugëve

 b) Mbledhja e mbetjeve dhe transporti

c) Zgjerimi i i landfillit ekzistues duke rritur kapacitetet depozituese

d) Depozitimi i mbetjeve në landfill

e) Trajtimi i mbetjeve

Sa më sipër qartësohet se kosto 38 euro/ton që ka vlerësuar IFC përfshinte jo vetëm trajtimin e mbetjeve, por të gjithë procesin e trajtimit duke filluar që nga pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transporti, depozitimi e në fund trajtimi i tyre.

Kosto sipas IFC ndahej në dy komponentë, analizimi i të cilave është bërë në pikën 3 të studimit, citojmë:

Kostot operative dhe të mirëmbajtjes:

12 euro/ton për trajtimin e mbetjeve në Landfill

26 euro/ton për mbledhjen e mbetjeve (kosto kjo e përcaktuar bazuar në standardet  ndërkombëtare të kësaj industrie)”, tha Këlliçi në deklaratë për mediat.

Korrupsioni i Veliajt me inceneratorin dhe Eco Tiranën/ Këlliçi

Korrupsioni i Veliajt me inceneratorin dhe Eco Tiranën/ Këlliçi

Korrupsioni i Veliajt me inceneratorin dhe Eco Tiranën/ Këlliçi

Publikuar nga Publik Media